Pas protestave në SHBA dhe Brazil, duket se dhe Italia do të përfshihet nga protestat për të dalë nga ”Lock-Down” pasi dy opozitarë si Salvini dhe Meloni bëjnë thirrje popullit të dalë në sheshin e Romës.
Salvini pas 47 ditësh izolim ku Italia ka vuajtuar nga pasojat e COVID-19 ka thënë se është e mjaftueshme tashmë dhe duhet liri. Liri për të punuar dhe fituar thotë Salvini dhe jo më për të qëndruar mbyllur ku shumica e Europës po rihapet.