Kryeministri Rama ka folur mbrëmjen e sotme për “luftën” mes tik dhe Presidentit Ilir Meta.
Rama ka thënë se ka pasur vetëm një moment kur ka qenë në “luftë” me kreun e shtetit, por sipas kryeministrit, dhe atëherë ia tregoi vendin.
“Kam pasur vetëm një moment lufte me Ilir Metën.
I tregova vendin kur kërkonim votën për mandatin e dytë, pas asaj nuk kam harxhuar më energji.
Unë thjesht pas asaj kam bërë detyrën”, u shpreh Rama në emisionin Real Story.
Biseda ne emision:
Sokol Balla: Lufta politike mes jush vazhdon? A e vazhdoni ju luftën se Se sapo thatë që Meta e gjeti Presidentin me këtë situatë…
Edi Rama: Kam pasur vetëm një moment lufte me Ilir Metën. I tregova vendin kur kërkonim votën për mandatin e dytë, pas asaj nuk kam harxhuar më energji. Unë thjesht pas asaj kam bërë detyrën.
Sokol Balla: Por ndërkohë po e shkarkoni…
Edi Rama: Kjo është cështje e parlamentit, jo e imja
Agron Gjermarkaj: Nëse opozita denoncon raste të dyshura korruptive apo tendera nuk ka asgjë të keqe të informohet publiku…
Edi Rama: Po mo po, por publikut i vihen para fakte të sajuara me qëllim. Kjo është një kohë kur duhet bërë lufta me COVID 19.
Nuk po ju them të heqin dorë nga monitorimi ata por duke parë ato që ata thonë rezulton të jenë gënjeshtra. Kur thua maskat janë blerë të skaduara dhe kur ato skadojnë në 2023 ky është një fakt.
Sokol Balla: Po për shkrimet e zotit Xhafaj këto kohë, keni ndonjë koment?
Edi Rama: Xhafaj ka bërë opinione legjitime, as kritika nuk i quaj. Janë shqetësime të shprehura në mënyrë shumë civile. Unë s’fola për kritika kur fola për opozitën, por ata bëjnë gënjeshtra.