Një park industrial në Zaragozë të Spanjës është mbushur me shkumë, për shkak të rrjedhjes nga një fabrikë kimike që prodhon pajisje kundër zjarrit.
Rrjedhja ka ndodhur gjatë natës dhe deri në mëngjes shkuma mbuloi një pjesë të madhe të parkut.
Sipas medieve spanjolle, një person u dërgua me urgjencë në spital pasi ishte mbuluar nga shkuma për një kohë të gjatë.
Shkuma ka mbuluar rreth 200 metra rrugë dhe në një parkim ka arritur të shkojë në 5 metra lartësi.