Nga Ylli Pata
Një organizatë e njohur, ESI, Nisma për Stabilitetin Europian, e cila merret me analizat e zhvillimeve në kontinent dhe sfidat që i presin klasave politike të këtyre vendeve, ka publikuar në Newsleter-in e fundit një material të hollësishëm në lidhje me atë që po flitet shumë këto ditë-përgjigjen e Bashkimit Europian për të ndalur rrënimin ekonomik që mund të sjellë pandemia e Covid 19.
ESI në materialin e saj flet për atë që është quajtur si Plani Marshall për Europian, ku të ndalet një recension që mund të prodhojë efekte të rënda kryesisht në rajone të brishta si Ballkani Perëndimor.
Baza e kësaj analize mbështetet në qëndrimin e 5 prillit të Kreut të Komisionit Europian, gjermanes Ursula von der Leyen, që është realisht kryeministrja e Bashkimit Europian.
Von der Leyen, që është ndër të tjera edhe njeriu i Merkelit në Bruksel, deklaroi në fillim të muajit se duhet një veprim energjik për të kryer atë që ajo e quajti “një Plan Marshall për Europën”.
Në analizën e saj ESI, thekson se fuqia e planit Marshall pas përfundimit të Luftës Botërore nuk ishte thjesht sasia e fondeve të shpërndara por kombinimi i aksionit, përqendrimit politik, frymëzimit dhe administrata kompetente. Ky kombinim ishte ai që e ktheu Planin Marshall në një legjendë.
Në analizën e ESI theksohet më tej se Bashkimi Evropian do të duhet të zhvillojë forma të reja solidariteti. për të jetuar deri në këtë shembull. Ai duhet të ndalojë së qeni një makinë e parave të heshtura.
Grantet e rimëkëmbjes (dhe të gjitha fondet e ardhshme strukturore) duhet të jenë të hapura për çdo anëtar të Bashkimit Evropian të angazhuar për respektimin e vlerave të traktateve evropiane. Në të njëjtën kohë, është i nevojshëm një mekanizëm, duke u bazuar në propozimin e Komisionit nga maji 2018, për të lejuar që Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian të propozojnë sanksione në rast të shkeljeve serioze të vlerave thelbësore.
Por çfarë duhet të ndodhë në rast se disa vende anëtare bllokojnë reforma të tilla, duke kërcënuar një veto? Në fund të fundit, ngurrimi i disa shpjegon pse ky debat nuk ka çuar në ndonjë rezultat konkret në gati një dekadë.
BE, theksihet në analizë pritet të bëjë një hap të guximshëm: krijimin e një Administrate të Solidaritetit dhe Demokracisë (SDA), një fond rindërtimi i administruar veçmas për përpjekjen e rimëkëmbjes pas koronës, me një strukturë të ngjashme me Administratën e Bashkëpunimit Ekonomik (ECA) që ngriti SHBA për të administruar Planin Marshall.
Historiku i Planit Marshall
Gjatë viteve 1948- 1952 Shtetet e Bashkuara akorduan 13.2 miliardë dollarë për të vënë në jetë atë që quhet “Plani Marshall për të rindërtuar Evropën Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore”. 13.2 miliardë dollarë në vlerën e atëhershme konvertohen sot në 125 miliardë euro.
Ndarja e fondeve u bë e tillë 7,5 miliardë euro në vit u dhanë për Mbretërinë e Bashkuar, 6.5 miliardë euro në vit për Francën, 3.5 miliardë euro në vit për Italinë dhe Gjermaninë, si dhe 2.5 miliardë euro në vit për Hollandën.Kjo ndihmë zgjati për katër vjet.
Qëllimi i Planit Marshall ishte mbrojtja e demokracive nga armiqtë e tyre të brendshëm dhe të jashtëm. Ai reflektoi një vizion gjeopolitik: të nxisë integrimin evropian, të forcojë bashkëpunimin dhe të promovojë pajtimin midis demokracive të Evropës Perëndimore. Ishte e diskutueshme: partitë komuniste si në Itali ashtu edhe në Francë kundërshtuan atë. Këtë e bëri edhe Bashkimi Sovjetik i Stalinit.
Propozimi i mbështetjes bujare të SHBA për rimëkëmbjen evropiane në një fjalim, siç bëri George Marshall në Harvard në qershor 1947, kishte një synim; bindja e publikut dhe Kongresit amerikan për ta financuar.
Marshall deklaroi atë herë: “Unë fluturova mijëra milje në javë … Kam punuar në të aq shumë sikur të kandidoja për Senatin ose Presidencën … ishte një luftë nga fillimi në fund.”
Allen Dulles, kreu i Komitetit privat për Planin Marshall, i cili u përpoq të bindë SHBA për mençurinë e kësaj përpjekje, shpjegoi në vitin 1947 se nëse SHBA do të përqendronte “ndihmën për ato vende me institucione të lira” “kauza e përbashkët të demokracisë dhe paqes “do të promovohej. Kjo nuk ishte “një ndërmarrje filantropike pior ajo bazohet në pikëpamjet tona për kërkesat e sigurisë amerikane.”
Për të arritur këtë objektiv strategjik – dhe politik – administratorët e Planit Marshall gjithashtu bënë një përpjekje për të siguruar që ndikimi i planit ishte i dukshëm.
A do të jetë edhe Ballkani e në veҫanti Shqipëria si pjesë e këtij “Plani Marshall”, nëse ai do të lanҫohet së shpejti? Gjasat janë, siҫ e tregoi edhe rasti i Konferencës së Donatorëve për tërmetin e 26 nëntorit, që nuk mund të përjashtohet Ballkani, pasi ka edhe anëtarë me të drejta të plotë të BE plus vendet kandidate. Natyrisht shifra apo fokusimi i paketës së ndihmës do të ishte një sfidë për qeverisjen edhe institucionet shqiptare.
TemA