Nga Rigels Seliman
Pandemia e koronavirusit duket se ka lënë me pasoja mendore gjakprishurin Baton Haxhiu. Besojeni apo jo, por kjo është e verteta. Kështu që, pa humbur kohë po them edhe unë dy fjalë për lajthitjen e analistit Baton Haxhiu. Ditët e fundit shqiptarët e Kosovës dhe gjithë shqiptarët kudo ndodhen nëpër botë ndihen të vrarë shpirtërisht, për shkak të një deklarate të lëshuar nga analisti Haxhia.
Ky i fundit teksa ishte i ftuar në një studio televizive tha pa ndroje e pa iu dridhur qerpiku se: “Marrëveshja Kosovë- Serbi duhet të përfshijë faljen e krimeve të luftës”. Sinqerisht kur u njoha me këtë deklaratë u shokova dhe u ndjeva i plogësht, pasi një gjë të tillë nuk mund ta dëgjosh dhe shikosh në ëndrrat më të këqia, e jo më ta dëgjosh në realitet nga një qytetar i Shqipërisë dhe Kosovës, sikundër është frymori Baton Haxhiu.
Por sidoqoftë, kjo deklaratë ka shkaktuar mjaft debat në trevat shqiptare, ndërkohë që njëri prej tyre që ndihet i fyer, madje i vrarë jam edhe unë. Do të thoni ju që po ky çfarë ka që reagon, në një kohë që nuk është shqiptar i Kosovës, pasi është qytetar shqiptar?! Por i ndodhur përpara kësaj deklarate absurde edhe unë u detyrova të them dy fjalë për analistin Haxhiu.
Megjithatë, kushdo që po lexon këto rreshta mund të hamendësojë dhe mendojë çfarë të dojë, ndërkohë që e vërteta është krejt e ndryshme nga ajo që ju mund të keni krijuar, të paktën për këtë opinion. Më lejoni t’ju bëj me dije se unë zgjodha të reagoj kundër kësaj deklarate të paprecedent të lëshuar nga goja e analistit gjakprishur, sepse lindi natyrshëm si ide, pasi në një farë mënyre të gjithë shqiptarët në gjithë botëm jemi prekur.
Kush më shumë e kush më pak, kjo është e vërteta. Unë kam shumë miq që i konsideroj vëllezër e motra shqiptarë të Kosovës, të cilët jetojnë në Kosovë, Austri, Gjermani dhe Zvicër, kështu që nuk mund të lejoj që frymori pa shtyllë kurizore me emrin Baton Haxhiu të kërkojë publikisht që t’i falim krimet që serbët kanë bërë gjatë luftës në Kosovë.
Po si mund të falim ne o zoti Baton, gjakun e vëllezërve tanë që ranë dëshmor, ndërsa ishin duke luftuar për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb?! Po si mund të falim ne vuajtjet, madje edhe përdhunimet e nënave dhe motrave që kanë hequr e parë gjatë genocidit që Serbia bëri në Kosovë?! Po si mund të falim ne mundin dhe djersën e vëllezërve dhe motrave kosovare, që ofensiva serbe u shkatërroi kapitalet dhe ekonominë?!
O gjakprishuri Baton Haxhiu, a je në terezi apo jo?! Po ti ndoshta nuk ke jetuar në Kosovë gjatë kohës së luftës dhe ndoshta ke qenë i verbuar nga urrejtja që kë për shqiptarët, andaj dhe hodhe këtë marrëzi, duke kërkuar faljen e krimeve të Serbisë?! A e di ti Baton që vëllezërit kosovar lanë kurbetin dhe zgjodhën të luftonin, ku shumë prej tyre dhanë edhe jetën për çlirimin e Kosovës?! Të njëjtën gjë bën edhe vëllezërit kosovar që jetonin në Kosovë gjatë luftës, duke u përballur dhemb për dhemb me okupatorin serb, e falë kësaj qendrese shqiptare dhe me ndihmën e NATO, sot Kosova është e lirë.
O gjakprishur Haxhiu, a e kupton që na ke “vrarë” me këtë deklaratë që ke lëshuar?! Kështu që, Baton tërhiqi ato që ke deklaruar dhe kërkoji publikisht falje shqiptarëve për këtë deklaratë të turpshme. Kjo është më e pakta që mund të bësh! Megjithatë, pavarësisht qendrimit tuaj o analist gjakprishur, unë kam një thirrje për autoritete kosovare dhe shqiptare që ta shpallin person “non grata” Baton Haxhian, pasi ideja e hedhur prej tij për të falur krimet e luftës që Serbia ka kryer në Kosovë është më shumë se çmenduri.