Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë në lidhje me ndërtimet që po bëhen në Lungomaren e Vlorës, ku janë shkulur disa palma dhe po ndërtohet një karburant. Rama u është përgjigjur qytetarëve në mediat sociale, duke thënë se karburanti ka qenë atje edhe më herët, por tani do shndërrohet në një projekt të integruar.
Më tej Rama shton se për të pjesa më interasantë është se që ata që shanin Lungomaren kur nisi të ndërtohej e s’i linin gje pa thënë, tani po e mbrojnë Lungomaren nga ai.
REAPLIKAT E RAMËS
Qytetari: Ai arkitekti belg i Lungomares që e paska lën gjurmën e karaburantit nuk u tha mos të mbillnit palma tek ajo pjese. Jo për na një gjë po ai buldozieri duke rrëzuar palmën u bë virale në internet dhe shume sensitiv për njerëzit që e shikonin.
Rama: Palma do zevendesohet, po shyqyr qe erdhi dita qe te merziten per nje palme disa qe deri dje nuk merziteshin per gropa, plehra, rrangalla e gerdalla, ne tere ate zone!
Qytetari: Zoti kryeministër vërtet po bëni punë të mirë. Para pak ditësh lexova për lungomaren diçka e trazuar mu duk një pik karburanti do hapet. Mundeni të sqaroni cila është situata atje.
Rama: Pika e karburantin ka qene atje dhe thjesht po kthehet nga nje zhele e mbetur mbi rruge, (peshqesh i KÇK qe na ndaloi shpronesimin), ne nje objekt i integruar me projektin nga vete arkitekti belg i Lungomares! Po pjesa interesante eshte qe ata qe shanin Lungomaren kur nisi te ndertohej e s’me linin gje pa thene, tani po e mbrojne Lungomaren nga une.