Eduard Shalsi, ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes iu është përgjigjur pyetjeve të përfaqësuesve të biznesit në televizionin A2 në emisionin Bussnes week. Biznesi fason është një
prej industrive më të goditura nga pandemia e koronavirusit, si pasojë e tkurrjes së kontratave nga vendet porositëse, kryesisht Italia, por edhe faktit se konsiderohet vatër për përhapjen e infeksionit.
“Mbetet një sektor tepër i goditur. Ka ndërmarrje që nuk funksionojnë, ka që funksionojnë pjesërisht, por ka edhe ndërmarrje me problematika si rezultat i rregullave dhe kufizimeve për shkak të pandemisë. Nuk kemi një shifër precize, por duhet të jenë 16-20 mijë të mbetur të papunë”, tha në A2 Business Week, Saimir Bidaj, themelues i “Proeksport Albania”.
Eduard Shalsi, ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, tha se probleme të mëdha kanë ndërmarrjet e të gjitha vendeve të botës, jo vetëm ato shqiptare. “Edhe unë jam i shqetësuar se si do të arrijmë t ëmenaxhojmë protokollin e kuq, që ka lidhje me transportin, me doktorin e detyrueshëm dhe dezinfektimin dy herë në javë, që iu është vënë kusht. Edhe unë jam, personalisht për ta lehtësuar, sepse jam i bindur që nëse do t’i qëndronin strikt, do ta kishin të pamundur të punonin. Këtu ne jemi duke negociuar fort me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ministren”, tha Shalsi.
“Po luftojmë fort që ta lehtësojmë protokollin e kuq, duke qenë se jam i vetëdijshëm, të paktën me një pjesë të fasonistëve që kam vizituar, kushtet i kanë transformuar, që unë besoj se duhet liruar pak protokolli i kuq”.
Ndërkohë Filip Gjoka, kryetari i shoqatës së bimëve mjekësore dhe aromatike, ka ngriti shqetësimet e sektorit që ai mbulon gjatë periudhës së pandemisë.
“Edhe ne jemi prekur nga situata e krijuar nga pandemia. Problemet e heqjes së fashos orare për fermerët, pasi kanë hasur probleme për të marrë leje te e-Albania. Një problem tjetër është ndaj masave që po merren në kompani. Ne kërkojmë të distancohemi nga fasonët, pasi nuk kemi të njëjtin numër punonjësish. Ne kemi hasur probleme edhe me Task Forcës, pasi duhet mjek në kompani, por është e vështirë të gjendet mjeku në këtë situatë. Ne kërkojmë lehtësira për këtë industri. Është e pamundur që mijëra persona në zona të thella të sigurojnë mbijetesën në këtë situatë. Taksa është shumë e madhe për mbajtjen e bimëve në magazina”.
Ndërkohë, Shalsi u shpreh se po diskutohet të gjendet një zgjidhje sa më e pranueshme edhe për këtë sektor. “Në lidhje me qarkullimin, nga dita e hënë nuk ka ardhur në vëmendjen time asnjë shqetësim, pasi procesi i lejeve në e-Albania po funksionon. Në aspektin e protokollit jemi në një betejë me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka detyrë të mbajë nën kontroll situatën. Nga ana tjetër, po sugjerojmë, në bashkëpunim me shumë sipërmarrës, edhe për bimët medicinale të gjejmë zgjidhje të pranueshme”, tha Shalsi.
Ndërkohë, Shalsi u shpreh se po diskutohet të gjendet një zgjidhje sa më e pranueshme edhe për këtë sektor.
“Në lidhje me qarkullimin, nga dita e hënë nuk ka ardhur në vëmendjen time asnjë shqetësim, pasi procesi i lejeve në e-Albania po funksionon. Në aspektin e protokollit jemi në një betejë me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka detyrë të mbajë nën kontroll situatën. Nga ana tjetër, po sugjerojmë, në bashkëpunim me shumë sipërmarrës, edhe për bimët medicinale të gjejmë zgjidhje të pranueshme”, tha Shalsi.
Edhe Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, ka ngritur shqetësimet e sektorit prodhues.
“Ajo që po ndjen industria prodhuese sot është fillimi i mungesës së likuiditetit konsistent, e cila kthehet në pamundësi për të paguar pagat, kontributet shoqërore, taksat. Kanë filluar problemet me largimin e punës të punonjësve, probleme me importin. Më e rëndësishmja është problematika e tregjeve të jashtme sa i përket eksportit. Ne kërkojmë nga qeveria që të mos t’i thotë sot dhe pas 2 muajve t’i nxjerrë si akte sepse Rama ka dalë para 10 ditësh për një garanci sovrane, por ne ende nuk kemi marrë një draft të shkruar.
Ajo që po mungon me kryeministrin, është dialogu i vërtetë me ne. Janë të rëndësishme tryezat teknike që ne të diskutojmë. Po futemi në fazën e rikthimit në punë dhe rikthimi në punë po na gjen me vende boshë në punë, me mungesë likuiditeti, me problematika në eksport. Unë mendoj se ka ardhur koha që Këshilli Ekonomik Kombëtar të jetë një nga tryezat më të rëndësishme që të na japë panoramën e ekonomisë shqiptare pas Covid-19”, u shpreh Shkodra.
Ndërkohë, ministri Shalsi reagoi duke thënë se nuk kanë munguar konsultimet, debatet dhe as ofrimi i qasjeve të ndryshme, ndërsa theksoi se po diskutohet që të bëhet një riskedulim të kredive.
“Biznesi ka kërkesa dhe ka arsye në këtë situatë, nga ana tjetër i kemi shtrirë këmbët sa në lejon jorgani. Me garancinë sovrane, ne kemi njoftuar bankat, të cilat po i afrojnë duke i mbuluar me interesin. Nuk ka më interes. Kjo ishte një kërkesë dhe nevojë e biznesit. Së dyti, mos prisni që të funksionojnë gjërat normalisht. Nga momenti që merret vendimi në parim edhe ne do të donim që të nesërmen të bëhej e mundur. Por, gjatë negociatave me sistemin bankar, të cilat kanë pavarësinë e tyre, doli e nevojshme që nuk do të vlente garancia.
Vetëm dje në darkë, në një bisedë që kam pasur me disa miq në Bankën Evropiane, po diskutohet një qasje e re me biznesin. Një klient, po të shkojë në bakë, është i shlyer në këste dhe në interesa, por duke e marrë në konsideratë sa e paqartë është e ardhmja është krejtësisht e pamjaftueshme. Nuk është çështje shtyrje interesash. Po diskutohet për riskedulim nga e para e kredisë. Por nuk mund të ketë një zgjidhje shqiptarçe pa disa vendime të mëdha, pasi kjo është një krizë globale”, tha ministri Shalsi.