Grida Duma, ka ndarë me ndjekësit një video të pazakontë në rrjetet sociale. Me filtër nuancash perafruese, tekst provokues dhe mesash shpërthyes, Grida Duma të jep këndvështrimin e botës, nga lart poshtë, apo anasjelltas, që sipas saj, “shume njerez kerkojne jasht per problemet qe kane brenda, dhe qe duhen kerkuar aty”.
I referohet dikujt qe i kishin humbur çelesat ne erresire dhe vendosi ti kerkonte ne drite!
“Gjithshka njerëzore përsëritet prej mijëra e mijëra vitesh. Por shumëkush mendon “që ajo që po ndodh në kohën e tij, s’ka ndodhur më parë”. Iluzion i dëmshëm shumë. Të krijon justifikimin që “fajin e ka bota, jo ti”.
Zilia, ambicja, konkurenca, kompleksi, pangopësia, cingunëria, dashuria, xhelozia, pushteti, tërheqja, vetmia, e më tej të gjitha ndjesitë njerëzore përsëriten e përsëriten prej mijëra vitesh.
Nëse ka diçka të re në këtë përsëritje është vetëm një; mënyra si i sheh dhe si i përballon në kohën që ecën më tej.
Prandaj ka evoluar gjithshka, vetëm nga mënyra e të parit të gjërave. Mënyra si i sheh gjërat është gjithshka; ndryshoje dhe bota do marrë trajtë tjetër. Mund ta kthesh të gjithën në avantazh”, vijon Duma mesazhin e saj.