Ish- kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar në ”Real Story” përplasjen e tij me kryeministrin Edi Ramën duke saktësuar se në këtë qëndrim nuk kanë ndikuar fare miqësia Berishën apo Metën. Haradinaj thotë se askush nuk ia prish dot miqësinë e tij me shqiptarët e Shqipërisë por thotë që në rastin me Ramën ishte në rrezik ndarja e Kosovës.
“Marrëdhëniet e krisura me Ramën nuk burojnë nga miqësia ime me Berishën dhe Metën. Vijnë nga plani për ndarjen e territoreve. Kur kam ardhur në Shqipëri ishte kryeministër Berisha, gjithmonë më pas kam kërkuar takim me Fatos Nanon kur ishte opozitë.I vetmi dallim apo e vetmja situatë ndryshe ishte rreziku i ndarjes së Kosovës.”- tha Haradinaj.