Ministrja Elisa Spiropali, nga foltorja e Kuvendit iu është përgjigjur akuzave të PD-së për tenderat sekrete. Ndër të tjera ajo iu përgjigj edhe kryedemokratit Basha.
“Të nderuar kolegë në katër minuta nuk mund të thuash shumëçka , por diçka mund ta thuash për akuzat. E para e punës qeveria nuk është marrë vetëm me qese, por me ndihma reale të cilat sipas urdhrit të qeverisë raportojnë hierarki të plotë. Ato raportohen në shtabin e emergjencave.
E dyta e punës qeveria ka nxjerrë urdhra që bizneset e vogla edhe pse nuk janë mbyllur me ligj sërish mos paguajnë qiranë për prill maj.
Zoti Basha ka dëshmuar në çdo punë që ka bërë që e ka çuar për dreq, por i ka çuar e të birin nga mbrapa se dhe në gjyq nuk është përgjigjur, se kur flasim për tëndera siç flasin vetëm ata të 7 herë 7 bëjnë 42. Të tjera habira që vetëm Basha mund t’i artikulojë dhe grupi rreth tij
Dëshirat e tyre të brendshme i reflektojnë së jashtmi ata. Janë ëndrrat e tyre të fshehta. Kontratat tona nuk janë sekrete.
Një gjë është e sigurt, kjo qeveri ka bërë gjënë e duhur në kohën e duhur”, tha Spiropali.