Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nesër, më datë 1 maj nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se të gjithë ata që duan të punojnë, mund të punojnë dhe të lëvizin sipas të njëjtave rregulla.
Statusi i plotë
NË PËRGJIGJE TË SHUMË PYETJEVE PËR DITËN E NESËRME, 1 MAJ:
Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave.
Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta