Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim ka takuar ditën e sotme kreun të KED-së, Ardian Dvorani. Ata kanë diskutuar për rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore. Sipas ambasadores, SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Shqipërië
‘Unë u njoha me gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Shqipërië.
Ne duhet ta përkulim harkun e historisë drejt drejtësisë’, shprehet Yuri Kim.
Takimi vjen si një mbështetje dhe një mesazh i “koduar” për Ilir Metën, që ditët e fundit iu është rikthyer sulmeve ndaj Dvoranit, duke kërkuar largimin e këtij të fundit nga drejtimi i KED, me pretendimin se i ka përfunduar mandati.