Detaje të reja në lidhje me arrestimin e terroristit Komron Zukurov. Mësohet se ky i fundit, është i afërm i bashkëjetueses së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Madje ditën që ka hyrë në Shqipëri, para dy muajsh e gjysmë, kur ka mbërritur në Rinas, sipas “dosja.al” personi që e ka pritur në aeroport, është pikërisht bashkëjetuesja e Dogjanit.
Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpol pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”. Ai dyshohet se anëtar i një celule terroriste, që kryenin veprimtari në emër të ISIS.
Kujtojmë që më 15 prill Gjermania goditi celulën terroriste, ku u theksua se një nga terroristët, Ravsan B. Kishte pranuar një urdhër me vlerë 40,000 dollarë për një sulm në Shqipëri.