Kryeministri Edi Rama ka dalë me një videomesazh për qytetarët, lidhur me situatën e koronavirusit. Rama tha se masat që mori qeveria dhanë rezultat.
“Vendi ynë me numrin më të ulët të përdorimit të respiratorëve, Shqipëria. Si mendoni ju nuk janë produkt i masave që kemi marrë ne. Apo mendoni se kovidi i ka marrë me të mirë shqipatërt apo ka frikë se ta japin në lule të ballit po i dole para. Është strategjia që na ka sjellë deri këtu”, u shpreh Rama.
Por ai theksoi se kjo nuk do të thotë që virusi nuk ka ikur dhe se duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm tani që jemi më të lirë për të lëvizur.