Deputeti socialist Erion Braçe në një status të publikuar në Facebook shprehet kundër parullave me të cilat kreu i opozitës kërkon që të motivojë qytetarët për të mbushur sheshin më 27 Janar.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
PROVAT QE LULZIM BASHA NUK I PRANOI SE JU DHANE ME DISA MINUTA VONESE!
KESHTU SHPETOI E U KTHYE “I PAPREKSHEM”!
Lulzim Basha po mundohet ti jape “protestes” se tij, dimensionin e ri, ate te “deputeteve qe mbrohen nga arrestimi”.
Ka kohe qe ne kete vend,
per shkak te Lulzim Bashes dhe propagandes se tij,
thelbi i rregjimit qe kemi zgjedhur para 27 vitesh,
eshte permbysur.
Per shkak te tij-po e perseris,
nuk ka me rendesi qe prezumohesh i pafajshem deri ne nje vendim gjykate te formes se prere;
nuk ka me rendesi qe prokuroria eshte thjesht nje pale e barabarte me te akuzuarin para gjykates;
nuk ka me rendesi qe prokuroria duhet te ngreje akuze per nje veper penale mbeshtetur ne prova te qarta;
nuk ka me rendesi qe eshte gjykata ajo qe vlereson provat dhe, eshte po gjykata ajo qe vendos lidhur me akuzat e ngritura nga prokuroria.
E drejta per nje proces gjyqesor te drejte e te ndershem,
eshte nje nga te drejtat themelore per cilindo, kudo.
Por Lulzim Basha,
po kthen ne arsye per proteste,
te drejten per tu arrestuar me prova!
Leshimi pas propagandes po e ben qesharak!
Mjafton te te akuzoje Lulzim Basha,
mjafton deshira e tij kur therret “e dua ne burg filanin e fistekun” qe prokuroria te kerkoje arrestin e gjykata te vendose per te!
PROVAT NUK KANE RENDESI!
PROVAT NUK DUHEN PER TE ARRESTUAR!
PROVAT NUK DUHEN PER TE DENUAR!
Vendos Lulzim Basha!
Rregjimi i ri i Lulzim Bashes eshte ky!
Por pertej kesaj,
Lulzim Basha ka mbi kurriz shenjen e qarte te luftetarit kunder Drejtesise se Re ne kete vend.
Per arsye personale, Lulzim Basha ka zgjedhur te jete i tille.
Shumekush e kupton,
Lulzim Basha ka qene njeri nga “te paprekshmit” ne kete vend.
Por kupton edhe se renia e sistemit qe garantonte kete paprekshmeri, e tmerron.
Lulzim Basha duke therritur nga njera salle ne tjeteren-dua ne burg kete e ate, me ngjan me Benin qe ecen ne pyll naten dhe, kendon nga frika: Partizani ne lufte po shkoooonteeee…..!
Protesta partiake qe po therret nuk eshte per Drejtesine,
por kunder Drejtesise se Re- te ndershme, te barabarte, profesionale dhe efikase per te gjithe.
Rrezon pabarazine para ligjit kjo Drejtesi.
E mbani mend?
Per Lulzim Bashen u kerkua ne Kuvend, leje per ta hetuar-leje per ta hetuar eeej, jo per ta arrestuar (sa kane ndryshuar kohet);
Per Lulzim Bashen u kerkuan ne Kuvend, tre muaj me rradhe,
provat mbi te cilat ishte ngritur akuza;
Per Lulzim Bashen u vendos ne Kuvend vetem pas tre muajsh qe ai te hetohet;
Lulzim Basha shkoi ne gjykate dhe u mbrojt se akuza zyrtare dhe provat i ishin dhene me disa minuta vonese nga afati qe sipas tij parashihte procedura, Kodi i Procedures Penale;
Lulzim Basha kete linje ndoqi nga njera gjykate ne tjetren,
madje nga njera salle gjyqi ne tjetren-tek e cila nuk paraqitej se ishte pa qef; tamam ne njeren salle atij ju dha e drejta,
kurse tek tjetra-atje ku nuk paraqitej, ai u rrezua;
LULZIM BASHA KESHTU SHPETOI,
NUK U GJYKUA KURRE EDHE PSE KISHTE NJE AKUZE ZYRTARE TE MBESHTETUR NE PROVA!
Pra,
Lulzim Basha nuk u lejua te hetohej pa u paraqitur provat ne Kuvend;
Lulzim Basha nuk u gjykua kurre sepse provat ju paraqiten me disa minuta vonese!
E kuptoni se sa neveritese eshte propaganda e tij per “provat”,
“rritjen e garancive qe deputetet te mos arrestohen”?!