Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka thënë se maska rekomandohet të mbahet kur studentët të rikthehen në auditore në qershor.
“Rekomandohet që hapja të jetë rajonale, ku ka patur shumë raste ose aspak. Ka një studim të fundit që thotë se deri dje mendonim se fëmijët e dërgonin virusin në shtëpi, tani thuhet se për fëmijët deri 12 vjeç infektohen ata nga të rriturit dhe jo e kundërta. Strategjia që po ndjekim ne është më adekuate”, ka thënë Pipero mbi masat e qeverisë.Duhet medoemos të mbahet maska me studentët kur jeni në ambiente të mbyllura”, ka shtuar mjeku.