Nga Rigels Seliman
Ditët e fundit Shqipëria po zien nga debati që ka shkatuar një deklaratë e paprecendent e lëshuar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky i fundit ndoshta në formë lapsusi apo për të qenë në qender të vëmëndjes propozoi uljen e pagave dhe pensioneve si një mënyrë për të përballuar situatën kundër COVID-19.
Fillimisht ishte opozita që reagoi fort për këtë deklaratë, ndërsa pas saj dhe grupeve të interesit, një përgjigje erdhi edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili garantoi se kjo nuk ka për të ndodhur. Por përtej këtyre dua edhe unë të them dy fjalë për deklaratën e Ilirit, e cila për mua nuk është gjë tjetër veçse lajthitje kovidiane.
(Karantinmi ndoshta ka ndikur për keq tek arsyetimi i Ilirit). Po, po kjo deklaratë është lajthitje dhe marrëzi, pasi të kërkosh të marrësh para nga pensionistët për të mbushur një boshllëk në arkën e shtetit është mu si ajo shprehja: “Të nxjerrësh dhjamë nga pleshti”.
O zoti Ilir të paktën pensionistët kanë nevojë për t’iu rritur pensionet dhe jo për t’ua ulur. E di që ndoshta ju duhen lek, por kjo deklaratë që ke lëshuar pa menduar është marrëzi. Kështu që, duke e mbyllur dua të shtoj se dikush duhe t’i kujtojë ish-ministrit Ilir Beqaj se pensionistët nuk janë oligarkë, por shtresa më e diskriminuar!