Petrit Vasali nuk harron të bëjë lehjen e radhës falë rrjeteve sociale ku çdo gjë është falas. Sot me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se kryeministri Edi Rama është bërë si King Young, emër i çuditshëm dhe i padëgjuar i këtij mbreti. që bëka propagandë komuniste.
Nëse e ka fjalën për udhëheqësin e Koresë Veriore i kujtojmë analfabetit funksional, se komunisti e ka emrin Kim Young Un dhe jo King (mbreti) Young!
Vasili shprehet se Rama thotë se Shqipëria është më mirë se kushdo në përballimin e situatës së koronavirusit, duke na sjellë në kohën e monizmit, kur thuhej se vendi ynë është “fanar ndricues” për botën.
Postimi i Petrit Vasalit:
F A N A R I i KING YUONG RAMES !
Edi Rama edhe nuk i teston shqiptaret edhe u thote atyre qe nuk e kane coronavirusin, bile u thote edhe qe Shqiperia eshte me mire nga te gjithe ne dynja.
Pra Shqiperia per Coronavirusin eshte FANAR ndriçues ne bote. Ne kohen e komunizmit ishim FANAR per buken kudo ne bote, tani jemi FANAR per coronavirusin kudo ne bote.
Ne realitet: ne komunizem buke s’kishim buke dhe u katandisem per faqe te zeze me tollon, ndersa sot coronen shqiptaret e kalojne pa i testuar njeri si halli qe i ka zene.
BRAVO Edi FANARI.
Kur s’te ze corona ty cdo gje eshte ok.
Per ty per shqiptaret ne dreq vafshin boll qe
King Yuong RAMA te jete mire./Zathur.net