Kryeministri Rama, ashtu sikurse njoftoi Kryeministria, ishte sot në qytetin e Vlorës ku tërhoqi titullin dhënë nënës së tij Anetës, “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë.
Rama u shpreh tepër i lumtur dhe krenar për këtë titull dhënë nënës së tij me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës. Kujtojmë që Rama tha se Aneta nuk mund të vinte vetë për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon.
Reagimi në “FB”:
“I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës.
Love you mom Krenar për ty”