Arkimed Lushajt, “Stresit”, sot i’u dha masa e sigurisë arrest me burg
Ja Dëshmia e tij, para oficerëve të Policisë Tiranë:
“Unë konsumoj lëndë narkotike, por me kokainën s’kam lidhje. Në lokal nuk isha vetë unë. Jam përdorues I lëndëve narkotike, por nuk e zotëroja unë. E kishin blerë disa miq vetëm par ta pirë, por nuk merremi unë dhe shoku im me shitje. Kërkoj të më lironi”.
Edhe miku i Stresit që gjithashtu është arrestuar, Kujtim Pershpalaj, ka mohuar akuzat në Polici. Arkimend Lushaj bashkë me disa miq të tij janë arrestuar pasi në një lokal bastes në rrugën “Ali pashë Gucia” janë kapur duke konsumuar kokainë.
Kanë qenë forcat “Shqiponja” të cilat kanë arrestuar Stresin dhe shokun e tij në kushtet e flagrancës. Policia ka sekuestruar edhe një qese ku brenda kishte kokainë, një pjatë porcelain dhe dy karta karbunranti, në tavolinën ku ishte Stresi dhe miqtë e tij.
Forcat “Shqiponja” i kanë kontrolluar edhe banesën Arkimend Lushajt, por nuk i kanë gjetur lëndë narkotike. Uniformat Blu e akuzojnë Stresin dhe Kujtim Pershpalaj për 3 akuza, prodhim dhe shitje narkotikësh, në formën e mbajtjejes”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzim Krimi”.