Në ditën kur duhej të konfirmohej, Ferrari gaboi gjithçka duke kompromentuar garën në 56 xhiro.
Verstappen bëri më mirë nga makinat austriake, duke parakaluar Hamilton. Gara mori tjetër rrjedhë pas pit stope-ve të para. Ferrari i Vettel, që u fut pas Bottas, bëri një shërbim të ngadaltë dhe Bottas mori kryesimin e garës. Një aksident në xhiron e 31 mes dy makinave Toro Rosso i dha mundësinë Red Bullit të kryejë një pit stop të shpejtë, me të dyja makinat dhe gomat me shiritin e verdhë funksionuan.
Verstappen dukej sikur fluturonte dhe tentoi të parakalonte sërish Hamilton, por ai e shtyu jashtë piste. Përfitoi Ricciardo, i cili e sulmoi shpejt britanikun dhe falë edhe gomave parakaloui edhe Vettel e Bottas, duke marrë kryesimin.
Dy xhiro më vonë, Verstappen godet Vettel që ishte në vendin e tretë dhe përfiton Raikkonen, që ngjitet në atë pozicion, ndërsa Vettel zbret në vendin e 7. Penalitet me 10 sekonda për Verstappen në fund të garës.
Ricciardo fitoi Çmimin e Madh të Kinës duke lënë pas Bottas e Raikkonen. Hamilton e mbylli në vendin e katërt, ndërsa Vettel në vendin e 8, i parakaluar edhe nga Alonso./Top channel