Kimete Berisha
A e kishin dënu vetëm me 9-të vjet burg vrasësin e tij, dhe me 3 vjet, kriminelen që e frymëzoi, ndihmoi dhe inkurajoi vrasësin ta kryejë krimin. A thotë Zoti ta durojnë prindërit e Aulonit gjithë këtë padrejtësi!
Drejtësia e Kosovës është kriminale. Sjell vetëm fatalitet dhe fatkeqësi.
Drejtësia që i vret njjerëzit e vdekur për së dyti, dhe kur e sheh që viktimat janë politikisht të pafuqishëm dhe fukarenj, i shkel në fyt. I keni shkelë me pare gjykatës e prokurorë;
Ju jeni ata që i keni ‘vjedh’ dhomat e dëshmive të krimit; Ju jeni ata që ua falni burgun kriminelëve! Ju jeni ata që e motivoni krimin në Kosovë dhe i inkurajoni njerëzit të marrin hak.
Kriminelët e vendosin drejtësinë. Jo veç politika, po parja vendos kush sa duhet të dënohet për krime dhe kush duhet të lirohet krejt.
E liruat vrasësin e Donjeta Pakazitit, njëherë i ‘gjetët’ dëshmitë e dëshmitarët, e pastaj s’di çka ‘ndodhi’, nuk i gjetët ‘dëshmitariët’. Jo liri, jo lëvizje të lirë…por ky vend është i kriminalizuar, i kontamijuar, është parajsa e kriminelëve dhe e mafiozëve.
Çerdhja e gjarpërinjive është në sistemin e drejtësisë. Qysh dënohet me 9-të vjet burg vrasësi i pamëshirshëm, që vraun me paramendim dhe e fshehu trupin e viktimës!
A ju bjen në mend Zoti kur i shikoni fëmijët e juaj kah rriten. (Po shihet), Kosova nuk mund të funksionojë pa protektorat të fortë, pa dikë që i rri mbi kokë. Anipse, ia doli t’i korruptojë edhe gjykatësit fukarenjë të OKB-BE-së.Këtu keqpërdoret pavarësia dhe liria.
Shqiptari i lirë për të vendosur drejtësi-po tregohet i rrezikshëm…s’ka drejtësi. Drejtësia (pafajësia) është mall që blihet me pare.
Fukarenjë që e shesin drejtësinë me pare. Këtu është rrezik të ta humbin farën.Dhe vriten njerëzit ditë’m drekë, e nuk dënohet kurrë kush.Edhe kur dënohet, dënohet sa për të thënë.
Sepse, liria këtu të çon në robëri, shitet e blihet pafajësia; shitet e blihet burgu…. Tmerr i tmerrit. Shtet jofunksional dhe kriminal.Asnjë Institucion, asnjë komision, nuk është i pavarur…zingjiri i krimit nuk ka fund, as nuk ka kush e këput.
Çka po thu ti ‘Meduze’…ministër padrejtësie! A po t’vjen hiç marre! A je njeri ti, ke ti pak dashni, aq pak sa të bëhesh në anën e viktimës…!
P.S. E ti, Aulon, mos fal (se, kështu duke falë njëri-tjetrit, kemi ardhur deri në këtë ditë ku na ka marrë anën e keqja dhe padrejtësia).Padrejtësia nuk falet, ajo duhet të paguhet…të ndëshkohet rëndë.
Po ti ‘kalo i lirë dhe thuaj, më në fund e pashë dritën’! Askujt mos ti mbetet zhig të jetojë në Kosovën e padrejtësive së tmerrshme.