Guardia di Financa ka nisur për të 8-in vit radhazi monitorimin nga ajri për të zbuluar nëse ka parcela me kanabis në Shqipëri. Report TV ka siguruar videon ekskluzive të mbërritjes së avionit të Guardia di Financa në Aeroportin e Rinasit.
Ky avion do të monitorojë nga ajri pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë, në ato që mbahen si zona me risk për tu kultivuar kanabis. Bashkë me avionin e Guardia Di Financa të pajisur me kamera speciale për filmime nga lartësi të mëdha, në Shqipëri kanë ardhur edhe disa oficerë të kësaj njësie, të cilët bashkë me Policinë Shqiptare do të monitorojnë nga ajri zonat e thella.
Këtë vit Guardia Di Financa do të monitorojë një hapësirë më të madhe të territorit shqiptarë si dhe do të ketë më shumë orë filmime nga ajri për zbuluar çdo parcelë me kanabis.
Në monitorim do të jetë të gjitha zonat ku 5 vitet e fundit është kultivuar kanabis, por edhe disa zona të thella, ku Policia e ka të vështirë ti vëzhgojë nga toka.
Avioni i Guardia Di Financa do të qëndrojë në Shqipëri për më shumë se 5 muaj, i cili nis monitorimet muajin prill dhe vijon gjatë gjithë verës, atëherë kur bima e kanabisit rritet dhe është me e thjeshtë për tu dalluar nga ajri.
Një vit më parë avioni i Guardia di Financa zbuloi 90 parcela me kanabis, ndërkohë që në vitin 2016 zbuloi 2086 parcela. Raporti i 2017-së i Guardia di Financa, tregoi se ishte ulur në mënyrë drastike kultivimi i kanabisit në Shqipëri.