Gazetari i njohur i politikës, Rigels Seliman ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes palëve politike për Reformën Zgjedhore mbrëmjen e së premtes.
Gjatë një reagimi për gazetën “Ekskluzive”, gazetari Seliman thumbon kryedemokratin Lulzim Basha duke i kujtuar se nga kjo marrëveshje fitove asgjë, pasi sipas tij, pa alternativë dhe pa u zgjuar lideri i saj PD nuk mund të vijë në pushtet.
“Prej muajit janar kazani i politikës shqiptare vlon nga disa çështje të rëndësishme njëra nga të cilat duket se tanimë po gatuhet nga ekspertët e kulinarisë kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama. Bëhet fjalë për të shumëfolurën reforma zjedhore, për të cilën mazhoranca socialiste dhe opozita joparlamentare e kryesuar nga PD-LSI duket se ranë në dashuri me njëra-tjetrën me shkuesi.
Fillimisht aktorët kryesor politik në Shqipëri kishin përcaktuar 31 majin si datën kur do të përfundonte reforma zgjedhoredhe, por kjo gjë u arrit vetëm mbremjen e 5 qershorit, pas angazhimit të SHBA-BE dhe Britanisë së Madhe, të cilët janë investuar shumë për t’i dhënë jetë kësaj çështje.
Sapo u arrit marrëveshja, ndërkombëtarët, ambasadorët e atashuar në vendin tonë, liderët kryesor politik në vend dhe 4 muskutierët e Këshillit Politik të reformës zgjedhore, nxituat ta përshëndetnin atë. Mirëpo, unë nuk po ndalem tek teknicialitetet e marrëveshjes dhe të ngrejë pyetjen naive se kush fitojë prej saj, pasi në këtë analizë të hollë e të shkurtuar kam zgjedhur të dekriptoj diskursin politik të opozitës.
Sot dua të ndalem pak tek shefi i selisë blu, Lulzim Basha, i cili për hir të së vërtetës mund të vijë në pushtet vetëm me ndihmën e Edi Ramës. Luli është një lider europian dhe në rritje, por është shumë e vështirë që ai të vijë në pushtet pasi nuk ka alternativë e vizion. Luli ka zgjedhur që të bashkojë forcat me LSI, mirëpo nëse nuk ndahet nga Sali Berisha, Ilir Meta dhe Kryemadhi, populli është shumë e vështirë që t’ia besojë pushtetin për faktin se e dinë se kush janë në të vërtetë 3 emrat e sipër cituar.
Megjithatë, teksa po ndalem tek reforma zgjedhore, duhet theksuar fakti se opozita joparlamentare fitoi asgjë, pasi siç e theksoi edhe kryeministri Edi Rama u firmos një marrëveshje që ka qene në fuqi dhe asgjë më shumë. Pra, PD-LSI kanë parashtuar ca kërkesa që nuk u morën parasysh, duke legjitimuar edhe një herë faktin se propozimet e tyre ishin gjithçka për asgjë.
Në pushtet nuk të sjell identifikimi biometrik dhe teknologjia, por vota e qytetarëve, gjë që për fat të keq opozita e vërtetë nuk e ka. Megjithatë, deri atëhere Lul Bashës i duhet që të flerë dhe të rritet. Madje, ka ardhur koha që Basha t’ju kërkojë falje figurave emblematike që kanë bërë epokë në PD si Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, etj dhe përmes kësaj “Mea Culpa”, por edhe shtrirjes së dorës për bashkëpunim mund të vijë në pushtet”, deklaroi gazetari i politikës, Rigels Seliman për “Eskluzive”.