Petrit Vasali në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24 tregoi diskutimet e gjata në rezidencën amerikane me ambasadorët, Kim, Soreca dhe Norman.
Vasili tha se diskutimet 9 orëshe në rezidencë ishin me debat të gjerë dhe të fortë, ndërsa theksoi se ambasadorja Kim kishte vështirësi për të bindur mazhorancën.
Vasili tha se temat u diskutuan pa komplekse dhe krijuan debat të fortë i cili më pas çoi drejt konsensusit.
“Gjëja pozitive që ndodhi tek rezidenca ishte debat 360 gradë, të gjitha temat u diskutuan pa komplekse. Si Kim, Soreca apo Norman krijuan një mjedis për debat të gjerë e të fortë, ishte debat shumë-orësh.
Sigurisht është për t’u vlerësuar, se pasi debati u kondensua shkoi drejt zgjidhjes. E qartë ideja se Edi Rama ka një dramë që duhen zgjedhje të rregullta pasi kemi rekorde të jashtëzakonshme.
Fajtori është mazhoranca jo opozita. Ambasadorja ka pasur mundim të madh që të reflektojë PS, sepse Rama nuk reflekton, ka frikë. Është një administrator aksidentar i qeverisë.
Kam insistuar dhe e thashë në krye të herës, në rast se i konsiderojmë plotësim të kërkesave të opozitës e ndërpresim debatin.
Opozita s’ka privilegje. Identifikimi biometrik nuk është privilegj, vota ime, vota juaj. Komisionet, le ta administrojë qytetari jo administrata.
Ka pasur mirëkuptimin e duhur dhe kanë bërë mjaft tërheqje në frikë, i tërë qëndrimi i tyre ishte për t’u përshëndetur.
Garanci më të madhe se për të pasur këtë kontroll, ja u kam thënë dhe në tavolinë, unë s’kam asnjë ndjesi për Kodin Zgjedhor, për humbësin dhe fituesin. Por kam për humbësin e rremë dhe fituesin e rremë”- u shpreh Petrit Vasili..