Kryeministri Edi Rama tha se vazhdon të mendojë se pas shembjes së Teatrit Kombëtar do të lindë një parti e re.
Teksa i është kërkuar një informacion më i detajuar nga moderatorja, se kush do të ishte drejtues i saj, kryeministri theksoi se kjo është në kuadrin e parashikimit.
Pjesë nga intervista:
Eni Vasili: Keni parashikuar para pak kohësh se pas shembjes së Teatrit Kombëtar do shohim një parti të re së shpejti? E mendoni akoma?
Rama: Kështu mendoj, vazhdoj ta mendoj.
Eni Vasili: Keni dijeni kush është kreu?
Rama: Ky është thjeshtë një parashikim. Parashikimet nuk shpjegohen se pastaj nuk janë më parashikime.