Sekretari për çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka zbuluar prapaskenat e takimit të tryezës së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore në ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve dhe se si u arrit që të gjendej dakordësia mes palëve.
I ftuar në studion e Report Tv, në “5 pyetjet me Babaramon”, Kaso ka zbuluar edhe çështjen e fundit, që kryedemokrati Lulzim Basha, i kujtoi ambasadores Yuri Kim që ishte lënë pa u zgjidhur.
Ai u shpreh se garancia e fundit që Basha kërkonte ishte që në një kohë që nuk kishte një mekanizëm për zgjedhjen e një administrate zgjedhore të pavarur, kërkonte që të mos bëheshin ndryshime në Kod në këtë drejtim.
“Kemi të bëjmë me një kryeministër që nuk ka dashur që tryeza e Këshillit Politik të ketë sukses. Rama ka bërë të mundur që kjo të vonohej sa më shumë në kohë, duke sabotuar çështjet e rëndësishme. Kujtojmë që muajt e humbur përkthehen në kohë e humbur, si votimi elektronik që ne e kemi pasur si një proces të zbatueshëm në një kohë në të gjithë Shqipërinë, ishte e zbatueshme, por vonesa në kohë e bëri të pazbatueshme. 7 platforma kemi paraqitur për t’i rritur standardet.
Në fund kur po diskutohet administrimi zgjedhor, të gjitha hallkat, Rama thotë që kusht i panegociueshëm, që ne e kishim vendosur në tavolinë identifikimin biometik, thotë nuk e bëj duke ndritur pikëpyetje, insiston te një rekomandim i vjetër të depolitizimin të administratës zgjedhor.
Pseudo të pavarur administrata e mbushur me militantë, do detyroheshin si administrues zgjedhore, do numëronte votat. Pas shumë diskutimeve, edhe me prezencë të ambasadorëve është arritur që të rijepet dakordësia identifikimi biometrik, por është mbajtur peng procesi i administratës. duke u fshehur pas komisonerëve apolitik, që do ishin administrata.
Garancia e fundit ishte të mbahej në mungesë të një mekanizmi që të rekrutoheshin administrues të pavarur brenda pak kohe, të paktën të mbajmë këtë garanci që kemi në këtë Kod. Ndërmjetës kanë qenë partnerët ndërkombëtar, ka qenë një moment që partnerët që interesi i vetëm ishte miratimi i një reforme konsensuale, kanë insistuar dhe shtyrë palët drejt konsensusit”, tha Kaso.