Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram foton e takimit me presidentin Ilir Meta, ku shihen teksa i japin bërrylat njëri-tjetrit në vend të duarve për shkak të masave ndaj COVID-19. Krahas fotos kryeministri shkruan “luftë bërrylash”, duke ironizuar paqen e mundshme që u pa në këtë Këshill.
Postimi vjen pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Integrimin. Në takim morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Rudina Hajdari dhe një sërë krerësh të institucioneve, bashkë me kryenegociatorin Zef Mazi.
Theksi i palëve ishte tek dakordësia për zgjedhoren dhe ecja përpara me plotësimin e 15 pikave para hapjes së negociatave