Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë një reagim të ashpër pas takimit të presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama në Komisionin e Integrimit.
Takimi që në dukje ishte shumë miqësor, ka marrë vëmendjen e Spahiut i cili ngre pyetjen për Metën: “A do dilni prap në protestë ta mbështesni?”
Postimi i Spahiut në Facebook
A do dilni prapë në protestë ta mbështesni?
Edhe parlamentin e shpërndau
Edhe pranverën kuqezi ja u solli
Edhe kushtetutën e mbrojti
Edhe sistemin elektoral e ndryshoi
Edhe Ramën e rrëzoi.