Shqipëria ka arritur të emetojë një eurobond 7- vjeçar me vlerë 650 milionë euro nga tregjet ndërkombëtare me interes 3.62%. Burime bëjnë me dije se nga ky eurobond 200 milionë euro janë rifinancim kurse pjesa tjetër perj 450 milionë eurosh është borxh i ri për Shqipërinë.
Sipas ekspertëve, përqindja e interesit vlerësohet si tepër e favorshme, pasi vendi fqinj, Maqedonia e Veriut ka emetuar një eurobond dy javë më parë me interes më të lartë edhe pse ka vlerësim më pozitiv në Bankën Botërore.
Edhe kryeministri Rama e cilësoi si pozitiv vlerësimin ndaj Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare dhe si një arritje e madhe pasi Shqipëria do dalë mirë nga dy krizat e tërmetit dhe koronavirusit.