Erdogan kujtoi hadithin: Një njeri i bardhë nuk ka asnjë avantazh ndaj një njeri të zi dhe as një i zi nuk ka përparësi ndaj një njeriu të bardhë. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan komentoi vdekjen e George Floyd nga brutaliteti policor, për çka janë ndezur protesta të fuqishme në SHBA e një pjesë të globit.
Përmes profilin e tij zyrtar në Twitter, Presidenti Erdogan lëshoi një deklaratë në anglisht në lidhje me vuajtjet e amerikanit Floyd, një i zi, për të cilin aludohet se pikërisht ngjyra e lëkurës i morri dhe jetën.
“Qasja raciste dhe fashiste që çoi në vrasjen e George Floyd si rezultat i keqtrajtimit policor në Minneapolis, jo vetëm që na mërziti, por ishte gjithashtu një nga manifestimet më të dhimbshme të padrejtësisë me të cilën përballemi në të gjithë botën.
Si pjesë e Islamit, një besim që na mëson se përveç Zotit duhet të duam edhe njerëzimin, unë e dënoj me forcë këtë veprim çnjerëzor. Turqia gjithmonë do të kundërshtojë çdo lloj dhune, pavarësisht se në çfarë mënyre dhe pse ndodhi.¨
Duke kujtuar hadithin (thënien) e Muhamedit a.s. “Një njeri i bardhë nuk ka asnjë avantazh ndaj një njeriu të zi, dhe as një i zi nuk ka përparësi ndaj një njeriu të bardhë (përveçse në devotshmëri)”, Erdogan shkroi:
“Në përputhje me këtë parim, ne do të vazhdojmë të luftojmë për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë njerëzimit, pavarësisht racës, ngjyrës, fesë, gjuhës ose besimit.”
“Unë besoj se autorët e këtij akti çnjerëzor do të marrin dënimin që meritojnë. Ne do të ndjekim këtë ngjarje. Vlerësim për të ndjerin George Floyd, ngushëllime për familjen”, shkroi presidenti turk.