Sapo ka mbushur 24 vjeç dhe është nëna e dy të miturve. Historia e Inës nga Fieri është bërë pjesë e emisionit me ‘Zemër të hapur’, ndërsa ajo po jeton ditët e saj me te këqija, pasi mjekët e kanë diagnostikuar me një sëmundje të rendë në mushkri.
Në studion e emisionit ka qenë nëna e saj, Dallandyshe Dulaj, që për fat të keq është e verbër totalisht, ndërsa apelon për ndihmë në mënyrë që të rrisë nipërit e saj.
Pavarësisht dramave të mëdha, 54-vjeçarja kërkoi ndihmë që t’i kthehej shikimi, që të kujdesej për të miturit dhe vajzën e saj.