Sali Berisha reagoi pas një heshtje të gjatë në rrjetin social Facebook lidhur me raportin e Komisionit Europian që rekomandonte çeljen e negociatave.
Teksa ish-kryeministri shkruante se nuk i njihte asnjë meritë qeverisë, dhjetra qytetarë i janë përveshur duke i kërkuar që më mirë të heshtë pasi sot çdo fjalë e tij nuk ka interes integrues por pengues për qëllime politike.
Gjithsesi, zemërimi i Berishës nuk ishte me qeverinë “Rama” por me vlerësimet që KE i bënte implementimit të Vettingut dhe reformës në drejtësi të cilat pavarësisht përpjekjes së opozitës për ta sulmuar, shënoi suksesin e radhës.