Petrit Vasali është i diplomuar në mjeksi por kurrë nuk ka punuar në jetën e tij si mjek. Megjithëse bota po kalon një situat të rënduar për shkak të covid-19, Vasali i fshehur kush e di se ku, merr guximin dhe fyen dhe akuzon mjekët e vërtetë që luftojnë për të shpëtuar jetë nga kjo ëmundje vrastare,
Sot lehsi i pafytyrë ka fyer ashpër shefen e Infektivit, Najada Çomo, e cila foli për situatën e krijuar në vend nga COVID-19.
Vasali nuk ka kursyer ofendimet, teksa e ka quajtur si ‘profesioniste langaraqe’, qe sipas tij, po fajëson popullin për pandeminë. Në fakt profesionist langaraq është Vasali pa profesion, por si doktor në profesionin e lehsit
Ja dhe lehja pas gardhit e Vasalit:
“Profesioniste lengaraqe! Turp për profesionistet langaraqe, qe fajësojnë popullin për pandeminë.
Turp për profesionistet lëngaraqe që s’jua mban ti thonë te vërteten ne sy kryeministrit qe dhunoi gjithshka dhe çdo rregull te pandemisë.
Turp për profesionistet lëngaraqe qe mbyllen gojën kur Kryeministri me mijra police dhunoi çdo rregull dhe shembi teatrin. Lexojini ç’ka thene kryeministri mor lengaraqe dhe trimërohuni nje sekonde te vetme ne emer te profesionit dhe humanizmit ndaj njerezve dhe tregoini vendin sharlatanit
Lexojini pra dhe skuquni… : Rama ne 2 maj deklaronte:
“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”, shprehej Rama.
Ja cfare thoshte po ky Rama ne 2 qershor: ”doni, nuk doni ju, që insistoni të flisni nga distanca sociale, ndërkohë që unë përgjigjem, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, i shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar, padiskutim – deklaronte Rama më 2 qershor.
Me 18 mars Rama refuzonte perdorimin e maskave: “Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë”.
Me 17 mars Rama refuzonte te bente testime ja cfate thoshte: “Ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin.”-