Numri i të infektuarve me Covid 19 vijon të rritet në vendin tonë. Sot është regjistruar një rekord i ri, pasi ka shkuar në 117 numri i personave që kanë rezultuar pozitiv me COVID 19.
Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 2 pacientë të shtruar te Infektivi, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse, duke e çuar në 95 numrin e viktimave në vend.
“Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit. Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të mos e ulin vigjilencën: Vendosni maskën, ruani distancën dhe higjienën, për të kufizuar përhapjen e COVID19”,- sqaron MSH.