Gjykata e Lartë bëhet institucioni i tretë i drejtësisë në Tiranë ku ka të infektuar me koronavirus.
Pas GJKKO dhe Apelit të Tiranës, gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se një punonjës i Gjykatës së Lartë ka rezultuar pozitiv.
Gjykata e Lartë thotë se institucioni nuk do të mbyllet, por tashmë është bërë dezinfektimi dhe puna vijon me staf të reduktuar duke vijuan kufizimet.