Një francez është bërë personi i parë në botë që i është nënshtruar dy transplanteve në fytyrë në më pak se një dekadë.
43-vjeçari kishte vendosur fytyrën e tij të parë me transplant në vitin 2010, por ajo ishte refuzuar nga trupi i tij.
Mjekët kaluan javë për të gjetur një fytyrë të re, deri kur një 22-vjeçar i paidentifikuar ndërroi jetë në rrethana të paspecifikuara fundvitin e kaluar.
Fytyra e personit të pajetë mbërriti në Paris nëntorin e kaluar dhe ju vendos 43-vjeçarit në muajin Janar.
Tashmë Jerome Hamon, teksa ka folur për AFP, është shprehur i kënaqur nga rezultati. “Ndjehem vetvetja”, ka deklaruar ai.
Një francez është bërë personi i parë në botë që i është nënshtruar dy transplanteve në fytyrë në më pak se një dekadë.