Ministria e Shëndetësisë raporton se situata në Spitalin Infektiv vazhdon të jetë shumë serioze, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe dy pacientë, duke e çuar në 97 numrin total të viktimave.
Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë kryer 451 testime, prej ku janë konfirmuar 96 raste pozitive.
Sipas MSH, vijon të ketë shtrime të reja tek Infektivi, ku aktualisht janë të shtruar 90 pacientë, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.