Sali Berisha ka shpërndarë pak më parë një video të një faqeje në Instgram, ku duket një parcelë e madhe me kanabis dhe disa burra që habiten nga pamja duke thënë “oj none oj none si qenka vendi këtu”.
Berisha e ka marrë të mirëqenë këtë video, pa e vërtetuar dhe e ka publikuar në faqen e tij zyrtare, duke fajsuar kryeministrin Rama për rritje të hapësirave me kanabis.
Mirëpo nga videot e publikuara më pas rezulton se ish-kryeministri ka rënë pre e videove të montuara në Tik Tok, aplikacionin e videove më të ri dhe një nga më të përdorurit në të gjithë botën.
Video me kanabis është diku në botë, ndërsa zëri i dy burrave është marrë nga një video e një parcele të mbjellë me boronica dhe luleshtrydhe tek Mrizi i Zanave në Lezhë. Kjo është video origjinale:
Ndërkohë, shikoni edhe këto video nga bota, që përsëri i është montuar zëri i dy burrave tek shihnin frutat e mbjellura.