Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nuk i ka kursyer ironitë në lidhje me takimin mes presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Kujtojmë se kreu i shtetit priti në një vizitë liderin e opozitës në Presidencë, takim që prodhoi disa deklarata e qëndrime.
I ftuar në emisionin “Real Story” Balla tha se Presidenca është një prej selive të opozitës, ndërsa shtoi se zoti Basha shkon aty si në shtëpinë e vetë. Mes të tjerash ai tha se nëse Meta merr pozicionin e kreut të Opozitës së Bashkuar, mund t’i lërë vendin Bashës në Presidencë.
“Se di si e ka pritur zotin Basha. Presidenca është një prej selive të opozitës dhe zoti Basha shkon si në shtëpinë e vetë aty. Nuk shoh ndonjë problem atje. Madje Ilir Meta mund t’i lirojë dhe vendin, meqenëse nëse do bien dakord se kush do të jetë kryetar i Opozitës së Bashkuar.”, tha Balla.