Rudina Magjistari mbërrin në Turqi, aty ku edhe ka nisur pushimet verore.
Moderatorja e njohur e “takimit të pasdites” nuk e fshehu gëzimin, që në ditën e parë të mbërritjes në zonën e njohur turistike, Belek, Antalia.
Pas nëj udhëtimi të gjatë, ajo ka vendosur që në ditën e parë të ç’lodhet paksa, duke mos preferuar të shkojë në plazh, ndërkohë që thotë se atje ka gjetur lumturinë.
Këngëtarja e mirënjohur, Merita Halili i ka dërguar një koment nga SHBA, ku ajo jeton, duke e komplimentuar prezantuesen. “E bukura e dheut, të përqafoj fort”, ka qenë mesazhi i ikonës së muzikës popullore të Shqipërisë, Merita Halili.
Nga ana e saj, Merita Halili, në një foto të fundit me bashkëshortin e saj në SHBA, ka treguar se edhe ajo është e lumtur në jetën e saj private dhe familjare, prej vitesh larg skenës dhe publikut shqiptar.
Rudina Magjistari mbylli sezonin televiziv në fundjavë dhe vendosi që këtë verë t’i kalojë pushimet në Turqi, si një ndër të paktat alternativë për të udhëtuar jashtë vendit, kjo si pasojë e Covid.