Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar fotot nga vizita e ambasadores Yuri Kim në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë. “Ambasadorja Kim mësoi më shumë mbi ngjarjet që sollën shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Asaj i lanë mbresa veprimet e Ismail Qemalit, bashkimi i kombit dhe vendosmëria e tij për liri”, thuhet në postimin e Ambasadës.
Postimi i Ambasadës
Fotot e Ditës | Gjatë vizitës së saj në Vlorë, Ambasadorja Kim vizitoi Muzeun Kombëtar të Pavarësisë. Ndërsa vizitonte muzeun, Ambasadorja Kim mësoi më shumë mbi ngjarjet që sollën shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Asaj i lanë mbresa veprimet e Ismail Qemalit, bashkimi i kombit dhe vendosmëria e tij.