Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se forca politike që ai udhëheq, mbështet kërkesën për hapjen e listave të kandidatëve për deputet.
“HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT”, shkruan kryeministri Rama teksa, publikon videon me arsyet se pse duhen listat e hapura.