Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka takuar ditën e sotme për 2 orë kryeministrin Edi Rama.
Burime diplomatike nga ambasada amerikane bëjnë me dije se në takimin 2 orësh në kryeministri Edi Rama- Yuri Kim u diskutua për marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik.
Zyra për shtyp e Ambasadës amerikane bën me dije se Kim dhe kryeministri diskutuan një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë pritshmëritë e qarta të SHBA-së në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të tryezën e Këshillit Politik.
Temë diskutimi nuk ka qenë vetëm marrëveshja e 5 qershorit dhe Reforma Zgjedhore, por edhe çështje të tjera të cilat nuk bëhen ende të ditura.
Ambasadorja Kim më herët ka bërë apel që të votohet marrëveshja e 5 qershorit, ashtu siç është dakordësuar.