Rudina Hajdari është e para që del nga Kryesia e Kuvendit pas firmosjes së marrëveshjes së 5 qershorit.
Hajdari tha se sot u arrit një fitore e madhe e opozitës së Shqipërisë, e qytetarëve dhe u hodh një hap i rëndësishëm drejt një demokracie të shëndoshë.
Deputetja Hajdari i bëri thirrje opozitës jashtë parlamentare që të bëhen pjesë e këtij ndryshimi dhe të mos i mbajnë peng mbështetësit e tyre që duan ndryshimin.
“Jam e kënaqur që sot arritëm t’i japim premtimin shqiptarëve që zgjedhjet e ardhshme të votojnë deputetët që duan. Ky është një hap përpara për demokracinë shqiptare.
Ju them që ajo që është dukur si një gjë e pamundur, sot unë jam bashkë me kolegët e mi t’ju them që unë i mbaj premtimet, jam premtimmbajtëse.
Dhe nëse sot jemi këtu jemi falë qyetarëve shqiptarë dhe shoqërisë civile. Hodhëm një hap përpara drejt një demokracie të shëndoshë.
I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare që të bëhen pjesë e trenit të së ardhmes dhe të mos i lënë ata që i mbështesin në stacionin e të shkuarës. Sot këtë unë e quaj fitore të opozitës shqiptare”, tha Hajdari.