Nga Anri Bala
Nuk është e rastësishme, që “Mëkëmbësi” kërkon të organizojë protesta me data të mirëpërcaktuara, jo shumë larg prej atyre që e tmerrojnë atë dhe përkrahësit e tij dhe këtu nuk i referohem aspak grupit të ndjekësve militantë apo dhe atyre të zhgënjyer, të cilët po të gërmonin pak më brenda “oborrit”, mund të gjenin dhjetra arsye për të protestuar, bërtitur e ulëritur pa i’u dridhur zëri dhe do të guxonin të thyenin pllakat e trotuarit, xhama, e djegur goma e makina.
Por kurrësesi, nuk mund të pranoj, si qytetar i thjeshtë, të marrë flamurin, për tu vrarë frikën e grupit “Na bashkoi idelai i padrejtësisë”, me bord drejtues: Basha, Berisha, Meta e Mediu. Data 27 janar, është zgjedhur jo pa qëllim afër ditës-datë të tragjedisë së 21 Janarit, për të tentuar të testojnë se sa i janë larguar përgjegjësisë fajtorët.
Vrasësit e katër personave të pafajshëm në bulevard, po tentojnë të fshijnë gjakun nga fytyrat e dhjetra qytetarëve të plagosur, të manipulojnë plagosjen e punonjësve të medias, si dhe planin për vrasjen e liderit të opozitës, Edi Rama, ku vet ish-kryeministri i tragjedive e pranoi me gojën e tij, se nëse do vazhdonte protesta përtej “kufijve” të vëna nga ai, lideri opozitës do ishte i vdekur. Fatkeqësisht, ky fat i hidhur, iu qëlloi vetëm katër qytetarëve të pafajshëm dhe mund t’i ndodhte çdo lloj qytetari, i cili mund të ndodhej aty rastësisht, ku kriminelët kishin vendosur togat e pushkatimit.
Fatkeqët e përzgjedhur nga toga e pushkatimit, ishin viktima për tu bërë shembull, që protesta të tilla mos të përsëriteshin më, për sa kohë në pushtet ishin “demovrasësit”. Për të terrorizuar qytetarët, opozitën, por edhe botën, Berisha ishte i përgatitur për të vrarë këdo, që kërcënonte pushtetin e tij dhe lirinë e “ortakut” prej të cilit ndodhi dhe tragjedia. Në fakt, për diçka ka të drejtë Berisha, që asnjë prej viktimave nuk u vra posaçërisht me urdhrin e tij, sepse ai nuk u tha atyre emra, ai tha vrisni kë të mundni, mbroni “kullën” time me çdo çmim.
Protesta e 27 Janarit, nuk është protestë, nuk është asgjë, sepse nuk do jetë askush që quhet popull i nëpërkëmbur. Do të jetë gjithëkush, që ka humbur plaçkën që nuk i takonte dhe ka menduar se kurrë nuk do të jepte llogari për ta kthyer tek i zoti. Kjo shfaqje është pompuar si “protestë e madhe” edhe nga gjithfarë “kuplaraje”, që tek ne, quhet media që prostituon çdo ditë, me cilindo pusht që ka para dhe nevojë për të… ashtu siç çdo lavire. Ndaj i bën të fantazojnë kaq shumë lehësit politik, megjithëse e dinë mirë sa janë dhe kush janë.
Endrrat, se populli i mërzitur, i rraskapitur, nga shumë halle dhe probleme, që ka një vend si i yni, i lënë për shumë vjet në dorën e një klase politike qesharake dhe mediokre, që do bashkohet me të egërsuarit e trembur që kanë humbur lumturinë e karriges, nuk janë shenjë e mirë për udhëheqësit e “famshëm”, që e kanë fituar famën… për të zezat që kanë bërë!
Të humburit e kujtesës në mënyrë të qëllimshme nuk është sëmundje! Ta mendosh veten ai që nuk je dhe identitetin tënd, me atë lëkurën e zgjebosur t’ua dhurosh të tjerëve, është një tallje dhe fyrerje për këdo që ka dy pare mend në kokë.
Sikurse thoni çdo ditë, ju jeni dashnorët e të varfërve, që i’u rrjedh loti rrëke në faqe nga dhembja se si është katandisur ky vend?! Ju jeni ata, që na kishit lënë një Shqipëri pa kanabis, pa krim, pa vrasje, pa vjedhje dhe pa maskarenj, e ne si qorra nuk e kishim parë?! Ju jeni shquar për “bujari, dashuri, mirësi” dhe kurrë… për pasuri, e që do na rregulloni jetën?! A mos doni të thoni… qejfin?!
Cilido habitet dhe pyet, se përse nuk na i hapët sytë më parë, kur vetë hapeshit b…ësh nga maja e pushtetit, por na flisni tani, kur i’u ka marrë e pëgëra shalët, e ne e kemi të pamundur t’ju afrohemi nga era?!
Ne nuk e kemi humbur kujtesën, e po ju kujtoj, se i kishim sytë hapur “filxhan”. Ndaj dhe i’u dërguam… atje ku e kishit vendin përkohësisht, por ju po trembeni për strehën që i’u pret përfundimisht!
Ndaj, si korba vërtiteni për të bërë të pamundurën, zënien e folës së laraskës, duke shpresuar se foleja e saj ndoshta i’u shpëton nga stuhia!
Ju, korba të trembur ngrijeni folenë ku të mundni, edhe në majën e çdo peme, por orteku që nisët vetë, që me 21 Janar pas kurrizit tuaj shemb e shkatërron çdo gjë që i zë rrugën dhe përveç zogjëve tuaj, as juve nuk do u gjenden puplat.
Korbat e 21 Janarit, nuk mund të këndojnë si bilbila më 27 Janar!/Tellalli.al