Partia Demokratike pritet të mbledhë ditën e nesërme, në orën 18:00 Këshillin Kombëtar, në fokus të të cilës do të jenë ndryshimet statusore, që do të votohen në Kuvendin e PD, që do të mblidhet në fund të prillit.
Mbledhja e Këshillit është paraprirë nga një mbledhje Kryesie, e cila ka zgjatur disa orë, dhe ku janë miratuar propozimet për ndryshimet në statut, gjithashtu dhe është ngritur një grup pune që do të merret me ndryshimet statutore.
Sipas kritikëve të Bashës, ndryshimet në statut kanë kallcifikuar pengmarrjen e kësaj force politike, ndërsa një tjetër pikë për të cilën ata kanë shprehur pakënaqësi është ajo se në statut nuk është sanksionuar dorëheqja e Kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve.
Propozimet e kritikëve duket se kanë frikësuar mbështetësit e Bashës, pasi nuk i kanë sanksionuar në statut, pasi sipas tyre kjo do të çonte në atë që grupime të caktuara mund të punonin kundër në zgjedhje vetëm për të çuar drejt dorëheqjes kryetarin e forcës më të madhe të opozitës.