Në lidhjen direkte të parë të ish-ministrit të Brendshëm pas kthimit në Parlament pas një periudhe 6 mujore, Tahiri nuk e ka humbur mundësinë të ironizojë edhe deputeten e PD, Grida Duma e cila ndodhej në studio.
I pyetur nga profesor Mark Marku, ish deputet i PD se sa e ka kuptuar punën e ministrit, Tahiri i ka thënë që më mirë mund t’ja shpegojë Grida përgjigjen.
“Mark mund të ta sqarojë Grida se sa mirë e kam pasur unë parasysh detyrën”, ka thënë Tahiri me ironi, ndërsa deputetja demokrate nuk ka reaguar ndaj fjalëve të tij, por thjesht është kollitur disi e vënë në siklet.
Më poshtë debati i plotë:
Marku: A e ke pas të qartë detyrën si Ministër Rendi?
Tahiri: Mund të ta sqaroj Grida se sa mirë e kam pasur parasysh detyrën.
Marku: Grida mund të ta shpjegoj ty, se e ke drejtpërdrejtë. Unë po them që, a është detyra e një ministri Rendit që të mbillet gjithë vendi me kanabis? A është detyra që komisarët dhe punonjësit kanë marrë pjesë në kultivim?
Tahiri: Ku e ke parë ti që janë përfshirë punonjësit? Unë detyrën time e kam shumë të qartë. Unë parimet e mija i kam të drejta. Unë nuk jam si ti që i fshihesh të vërtetës, unë i bie drejtëpërdrejtë.
Marku: Po pra po, kane dale ne televizion.
Tahiri: O Zoti Marku, te garantoj qe une e kam ditur shume mire detyrën time. Nuk jam si ty qe i dridhem te vërtetës. Une i bie drejtpërdrejt.
Marku: Une nuk i jam dredhur, ti po i dridhesh.
Tahiri: I dridhesh dhe jo pak, une i bie drejtperdrejt
Marku: Shpresoj ta thuash te verteten tani
Në fund ka ndërhyrë drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i cili i është drejtuar Tahirit që është duke intimiduar të ftuarit dhe është shumë i nxehur.