Një shtetas shqiptar i cili ndodhet i arrestuar në Belgjikë, por emri i tij nuk behet me dije, ka nisur grevë urie në paraburgimin e Vottem.
Sic shkruajne mediat belge, shqiptari ka 25 ditë qe refuzon ushqimin.
“Ne kemi frikë se jeta e tij është në rrezik. Sipas informacioeve tona, ai ka humbur tashmë 7 kilogramë për shkak të grevës së tij të urisë, dhe ne e dimë se greva e urisë mund të ketë pasoja të parikuperueshme, veçanërisht për veshkat”, shkruajne mediat e huaja duke cituar nje zyrtar.
Zyra e të Huajve kërkon që ta dëbojë shqiptarin ne vendlindje, por ai nuk e pranon kete gje sepse thote se ka frikë për jetën ne Shqiperi.