Pas arrestimit, Marjana Cmeta, e cila nje vit me pare helmoi vjehrren dhe e mbyti me duart e saj, pas arrestimit, nuk pranoi ta mbante foshnjën në burg, një mundësi e lejuar nga ligji.
Por kohet e fundit ajo duket se eshte penduar dhe ka marrë leje një leje të posaçme nga autoritetet e institucionit për të takuar çdo ditë të bijën dhe për ta ushqyer me gji. Ndërmjet orës 8:00 deri në 15:00, prindërit i sjellin për takim dhe për ta ushqyer me gji foshnjën në burgun e grave “Ali Demi” në kryeqytet.
Foshnja, të cilës Olti Lami nuk i ka dhënë ende atësinë, e është i pavendosur nëse do ta bëjë një ditë, është marrë nga gjyshërit, prindërit e Marjanës. E reja nuk është lënë në një qeli të veçantë, për të shmangur ndonjë tentativë të mundshme vetëvrasjeje.